Pas fitores së Zvicrës ndaj Serbisë, Kosova në festë: Bravo shqipe!
Foto: Facebook
Sport

Pas fitores së Zvicrës ndaj Serbisë, Kosova në festë: Bravo shqipe!

Valmira Saraçi Sahatçiu/RTKlive

Mposhtja e Serbisë nga Zvicra, kombëtare ku luajnë edhe dy kosovarët Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka ka sjellë festë në Kosovë.

Presidentja e shtetit Vjosa Osmani ka shpërndarë një fotografi me shqiponjë të dy kosovarëve Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri duke shkruar: Bravo shqipe.

Edhe kryeministri Albin Kurti ka uruar Zvicrën për fitore  me fjalët: Serbia nuk kalon. Urime Zvicrës!

Lideri opozitar Memli Krasniqi ka shfaqur krenarinë me djemtë kosovar.

“Zemra gjithmonë e bën dallimin. Krenarë, sot dhe përgjithmonë me ju djema. Urime të gjithë bashkatdhetarëve tanë në Zvicër!, ka shkruar ai.

Edhe kreu i LDK-së, ka komentuar menjëherë sapo Zvicra siguroi udhëtimin tutje në kampionatin botëror.

“Gjurmë Kosove në këtë Botëror”, ka shkruar ai, meqë goli i parë i shënuar në lojën kundër Serbisë ishte pikërisht nga kosovari, Xherdan Shaqiri

Urime për kombëtaren e Zvicrës ka përcjellë edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Urime Kombëtares së Zvicrës! I mrekulluar me paraqitjen fantastike të Xhakës dhe Shaqirit”, ka shkruar ai.

Zvicra mposhti Serbinë 3 me 2, fitore që ktheu në shtëpi kombëtaren serbe.  

 


MË SHUME NGA Sport