Duka ngushëllon familjen Kajtazi, Trepçën`89 dhe FFK-në
Sport

Duka ngushëllon familjen Kajtazi, Trepçën`89 dhe FFK-në

Uran Krasniqi/RTKLive

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka ngushëlluar familjen Kajtazi nga Mitrovica, Trepçën`89 dhe Federatën e Futbollit të Kosovës, me rastin e vdekjes së futbollistit, Erion Kajtazi.

"Thellësisht i tronditur nga lajmi i ndarjes nga jeta të futbollistit të FC Trepça ‘89 dhe i ekipeve kombëtare të Kosovës, Erion Kajtazi! 17-vjeçari pësoi një ata kardiak në fushë gjatë një ndeshjeje kampionati dhe pavarësisht përpjekjes së mjekëve nuk mundi të mbijetojë. Në emër edhe të komuniteti të futbollit shqiptar, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Kajtazi, FC Trepça ‘89 dhe Federatës së Futbollit të Kosovës për ndarjen e parakohshme nga jeta të Erionit. Njëkohësisht duhet të ndërgjegjësohemi gjithmonë e më shumë për kujdesin shëndetësor të futbollistëve dhe rëndësinë që kanë kontrollet e vazhdueshme në mënyrë periodike për të shmangur dhe parandaluar tragjedi të tilla. U prehsh në paqe Erion Kajtazi! Kujtimi yt do të mbetet i paharruar!", ka shkruar Duka.

Futbollisti kosovar Erion Kajtazi ka vdekur dje. Rasti ka ndodhur në ndeshjen A&N – Trepça’89, në kuadër të Superligës në kategorinë e juniorëve.

 


MË SHUME NGA Sport