Fati: Xavi dhe Enrique janë të ndryshëm
Sport

Fati: Xavi dhe Enrique janë të ndryshëm

Fatmir Bytyqi /RTKLive

Sulmuesi i Barcelonës, Ansu Fati në një intervistë për ‘Mundo Deportivo’, ka folur për ndryshimin mes Luis Enrique dhe Xavit.

“Unë mendoj se çdo trajner ka mënyrën e tij të punës. Luis Enrique dhe Xavi janë të ndryshëm”, tha Fati.

Ai ka lavdëruar Gavin. Fati thotë se nuk është i befasuar për konkurrencën në skuadër.

“Nuk jam i befasuar për konkurrencën që ka në skuadër. Është e pabesueshme për mënyrën se si stërvitet. Më bën të lumtur kur e shoh atë duke luajtur”, theksoi Fati. 


MË SHUME NGA Sport