Sigal Prishtina fiton dërbin kundër Rahovecit
Sport

Sigal Prishtina fiton dërbin kundër Rahovecit

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Sigal Prishtina ka shënuar fitore ndaj Rahovecit me rezultat 97:66 (25:13, 21:23, 22:16, 29:14), në xhiron e 13-të të Prince Caffe Superligës.

Prishtinasit kanë nëntë fitore e katër humbje, kurse rahovecasit dy fitore e 11 humbje.

Vendasit e nisën ndeshjen më mirë dhe nga fillimi ishin në epërsi, ndërsa çerekun e parë e fituan bindshëm 25:13. Në periudhën e dytë kryeqytetasit disa herë ishin në epërsi deri në 15 pikë, kurse mysafirët afronin shifrat, kurse skuadrat shkuan në pushim me rezultat 46:36.

Vreshtarët ngushtuan shifrat në 51:46, por më pas bardhekaltrit filluan shkëputjen, duke shkuar në 16 pikë, 68:52, sa ishin shifrat pas 30 minutash. Në dhjetë minutat e fundit epërsia vetëm sa thellohej dhe Sigal Prishtina fitoi 97:66.

Te Sigal Prishtina u dalluan Dustin Thomas me 20 pikë e shtatë kërcime, Dardan Berisha me 25 pikë dhe Brooks Debisschop me 16 pikë e dhjetë kërcime, kurse te Rahoveci më i miri ishte Isaiah Manderson me 19 pikë e dhjetë kërcime.


MË SHUME NGA Sport