Arsenali e do Asension në janar, lojtari kërkohet nga dy gjigantët italian
BKT
Sport

Arsenali e do Asension në janar, lojtari kërkohet nga dy gjigantët italian

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Klubi anglez, Arsenal raportohet se është i interesuar të transferojë yllin e Real Madridit, Marco Asension në afatin kalimtar të janarit.

Sipas ‘Calciomercatoweb’, londiunezët janë të etur për të nënshkruar me Marco Asensio, ‘Topçinjtë’ janë duke u përballur me konkurrencë të ashpër nga dy gjigantët e Serie A, AC Milan dhe Juventus.

E ardhmja e 26-vjeçarit është e paqartë pasi që spanjolli është duke u kërkuar nga një numër i madh klubesh evropiane.

Asensio, i cili do të jetë lojtar i lirë në fund të sezonit, ende nuk ka firmosur marrëveshjen e re me ‘Los Blancos’ duke e lënë të hapur mundësinë e transferimit gjatë verës që vjen në ndonjë klub evropian.