15:45 / 08.12.2022
Roma frikë nga Interi, ‘blindon’ Smalling-un
F.Bytyqi /RTKLive
AS Roma është duke përgatitur një kontratë të re për mbrojtësin Chris Smalling, raportojnë mediat italiane.
Smalling është një nga lojtarët kryesor në skuadrën e Jose Mourinhos. Ai kërkohet nga Interi, një tjetër klub i madh italian.
Mirëpo, krerët e Romës siç raportohet, janë duke përgatitur kontratë e re për mbrojtësin e tyre duke shmangur kalimin e lojtarit tek Interi me parametra zëro.
Kontrata e re për Smalling do të jetë deri në vitin 2025 me 3.5 milionë euro në sezon plus bonuset.