19:44 / 08.12.2022
Trepça fiton ndaj Rahovecit dhe kualifikohet në gjysmëfinale
Uran Krasniqi/RTKLive
Trepça ka mundur Rahovecin, duke u bërë kështu një tjetër gjysmëfinalist i Superkupës së Kosovës.
Rrezultati përfundimtar ka qenë 82:66 (25:22, 26:7, 13:25, 16:14).
Mitrovicasit krijuan epërsi në çerekun e parë, e thelluan atë në periudhën e dytë kurse në periodën e tretë u pa një rikthim i rahovecianëve, por mitrovicasit që ruajtën epërsinë dhe triumfuan.
Te mitrovicasit u dalluan Drilon Hajrizi me 19 pikë e shtatë kërcime dhe Erjon Kastrati me 15 pikë e shtatë asistime, ndërsa te "vreshtarët" më i miri ishte Jahi Carson me 20 pikë e pesë asistime.
Në gjysmëfinale Trepça e pret fituesin e ndeshjes Peja-Bashkimi.