09:40 / 09.12.2022
Rabiot e pranon: Më tërheq futbolli anglez
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Mesfushori i Juventusit, Adrien Rabiot e pranon se transferimi në Angli është propozim tërheqës.
Rabiot, pasi kishte refuzuar Manchester Unitedin gjatë verës, sërish është i lidhur me transferimin në Angli, ku kërkohet nga Chelsea dhe Manchester City.
“Më tërheq futbolli anglez dhe natyra e Premier Leagues që është shumë konkurruese”, tha Rabiot.
“Nuk kam folur ende për të ardhmen time me klubin tim. Fillimi i sezonit nuk ishte i lehtë për ne. Pas Kupës së Botës do të filloj të mendoj më konkretisht për të ardhmen time”, theksoi reprezentuesi i Francës.























