17:12 / 10.12.2022
Louis van Gaal ndanë rrugët me ‘Tulipanët’
Trajneri Louis van Gaal nuk do të jetë më në krye të Kombëtares së Holandës.
Van Gaal ka konfirmuar largimin nga kreu i bankinës së ‘Tulipanëve’ pas humbjes dramatike në çerekfinale të Kupës së Botës ndaj Argjentinës.
71-vjeçari kishte insistuar tashmë përpara finales se ky turne do të ishte i fundit në krye të portokallinjve, të cilin ai e menaxhoi në tre periudha të ndryshme.
“Së pari dhe më kryesorja nuk do të vazhdoj”, tha Van Gaal.
“E bëra vetëm për këtë periudhë kohore. Kjo ishte ndeshja ime e fundit në mandatin tim të tretë si trajner”, theksoi ai.























