Uka shpëton Prishtinën nga humbja ndaj Ballkanit
BKT
Sport

Uka shpëton Prishtinën nga humbja ndaj Ballkanit

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Ballkani dhe Prishtina kanë ndarë pikët duke luajtur baras 1-1, sot në Suharekë.

Kampioni në fuqi i Kosovës dhe prishtinasit u përballen në ndeshjen e mbetur të elitës sonë, sfidë kjo që edhe zyrtarisht mbyll stinorin vjeshtor.

Skuadra e Ilir Dajës përmes Edvin Kuc zhbllokojë ndeshjen duke kaluar Ballkanin në epërsi prej 1-0, derisa Kreshnik Uka (90+7’) nga penalltia ia siguroi një pikë skuadrës së Ismet Munishit.

Pas këtij barazimi, Ballkani ka 38 pikë, aq sa ka Drita në krye të tabelës, kurse, Prishtina ka 27 pikë sa ka edhe Gjilani në pozitën e tretë.