KB Trepça afron dy lojtarë dhe liron një tjetër
BKT
Sport

KB Trepça afron dy lojtarë dhe liron një tjetër

Uran Krasniqi/RTKLive

Musab Mala dhe Jamel Artis janë basketbollistët më të rinj të KB Trepça. Për përforcimet ka njoftuar vetë klubi mitrovicas. 

Gjithashtu klubi ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me Clevon Brown. 

"Mirësevjen Jamel Artis... Musab Mala, nga sot është pjesë e klubit tonë... Me marrëveshje dypalëshe kemi ndërprerë bashkëpunimin me Clevon Brown...", ka njoftuar Trepça.  

Aktualisht Trepça gjendet në vendin e tretë në tabelën e Superligës.

Ajo arriti deri në finale të Superkupëd së Kosovës, por humbi nga Sigal Prishtina.