Golden Eagle Ylli fiton nga Peja
BKT
Sport

Golden Eagle Ylli fiton nga Peja

Uran Krasniqi / RTKLive

Golden Eagle Ylli ka mundur Pejën në ndeshjen e mbetur të xhiros së dhjetë të Superligës. Takimi është mbyllur me shifrat 58:57 (21:14, 16:17, 9:16, 12:10)

Sfida ka qenë interesante dhe pothuajse e barabartë gjatë gjithë takimit, ndërsa në fund takimin e vendosi Valon Bunjaku me dy gjuajtje të lira.

Kësisoji Ylli regjistroi fitoren e tetë radhazi pas katër humbjeve, kurse pejanët kanë dhjetë fitore e tri humbje.