United tregon interes për Gakpo
BKT
Sport

United tregon interes për Gakpo

Uran Krasniqi/RTKLive

Cody Gakpo ishte subjekt i interesimit nga Manchester United verën e kaluar dhe klubi mund të rikthehet në një përpjekje për të siguruar shërbimet e tij në janar. 

Pas largimit të Cristiano Ronaldos, Erik ten Hag dëshiron të sjellë në muajt e ardhshëm një sulmues te Manchester United.

Gakpo është emri i përfolur për transferimin. Holandezi është një lojtar që ka qenë në radarin e klubit për disa muaj. 

Njëzet e tre vjeçari po kalon formë të mirë, ku arriti të shënojë tri gola me Holandën në Botërorin "Qatar 2022" dhe gjithashtu njëzet e një gola në vetëm katërmbëdhjetë paraqitje me PSV-në në Eredivisie.