Santos s`është më trajneri i Portugalisë
BKT
Sport

Santos s`është më trajneri i Portugalisë

Uran Krasniqi/RTKLive

Fernando Santos ka pasur sot ditën e fundit si trajner te Portugalia. Federata portugeze ka njoftuar se kanë ndarë rrugët me trajnerin që e mori drejtimin e Portugalisë në vitin 2014.

“Federata Portugeze e Futbollit dhe Fernando Santos kanë rënë dakord për të përfunduar rrugëtimin shumë të suksesshëm që filloi në shtator 2014. Pas një prej pjesëmarrjeve më të mira ndonjëherë të ekipit kombëtar në fazat finale të Kupës së Botës, në Katar, FPF dhe Fernando Santos kuptojnë se tani është koha e duhur për të nisur një cikël të ri. Me Fernando Santos në krye të kombëtares, vendi ynë fitoi për herë të parë dy kompeticionet ndërkombëtare: Euro 2016-ën e paharruar, në Francë, dhe Ligën e Kombeve në 2019-ën. Përveç titujve të fituar, Fernando Santos u bë trajneri me më shumë ndeshje dhe më shumë fitore. Ishte një nder të kishim një trajner dhe një person si Fernando Santos në krye të ekipit kombëtar. FPF falënderon Fernando Santos dhe ekipin e tij për shërbimet e ofruara në tetë vite unike dhe beson se ky falënderim le të bëhet edhe në emër të të gjithë popullit portugez. Bordi i FPF-së tani do të nisë procesin e zgjedhjes së trajnerit të ardhshëm të kombëtares”, ka shkruar Federata portugeze.

Portugalia pavarësisht paraqitjes së mirë në fazën e grupeve u eliminua në Botërorin "Qatar 2022" nga Maroku.