22:15 / 15.12.2022
Robertson thotë se i intereson futbolli e jo pronarët e klubit
Uran Krasniqi/RTKLive
Andrew Robertson ka thënë se ai dhe bashkëlojtarët e tij te Liverpool janë të përqendruar vetëm në të luajturit futboll dhe nuk janë të preokupuar me ndërrimin e pronarëve të klubit.
Fenway Sports Group në funksion të realizimit të synimeve të klubit po kërkon investime të jashtme. Por skocezi nuk ka dashur të lëshohet në komente rreth një çështje të tillë.
"Gjithçka që ne mund të bëjmë është të luajmë futboll, gjithçka që ne mund të bëjmë është të kontrollojmë atë që është në fushë. Ka mjaft punë në fushë që ne të mos shqetësohemi për asgjë tjetër dhe po, çfarëdo që të ndodhë (me pronarët v.j.) do të ndodhë", ka thënë ai. “Sinqerisht, ne fokusohemi vetëm në të luajturit futboll”.























