Një polak e ndanë drejtësinë e finales së Botërorit "Qatar 2022"
BKT
Sport

Një polak e ndanë drejtësinë e finales së Botërorit "Qatar 2022"

Uran Krasniqi/RTKLive

FIFA ka konfirmuar se Szymon Marciniak do ta gjykojë finalen e Kupës së Botës të së dielës mes Argjentinës dhe Francës.

Marciniak kishte ndarë drejtësinë në fitoren e Francës 2-1 në fazën e grupeve ndaj Danimarkës dhe në fitoren e Argjentinës në 1/16 të finales me të njëjtin rezultat kundër Australisë.

Polaku, i cili gjithashtu arbitroi ndeshjet në Botërorin e Rusisë më 2018, ka treguar vetëm pesë kartonë të verdhë në dy ndeshjet e tij në Botërorin e këtij viti, por jo edhe ndonjë penallti apo karton të kuq.

FIFA gjithashtu ka njoftuar se Abdulrahman Al Jassim i Katarit do të drejtojë ndeshjen e së shtunës për vendin e tretë midis Kroacisë dhe Marokut.