Mediat spanjolle: Asensio afër rinovimit të kontratës së re me Realin
F.Bytyqi /RTKLive
Marco Asensio është në prag të rinovimit të kontratës së re me Real Madridin, raporton gazeta spanjolle ‘Marca’.
Reprezentuesi spanjoll prej kohësh flitej për largimin e tij nga ‘Bernabue’, por tani duke se gjerat kanë ndryshuar dhe se lojtari dëshiron të qëndrojë tek kampionët në fuqi të Spanjës.
‘Los Blancos’ thuhet se po kërkojnë të mbajnë Asension në skuadër, edhe pse ai akoma nuk e ka të sigurt vendin e titullarit në skuadrën e Carlo Ancelottit.
Por me Benzemën e lënduar, dhe me Hazard-in në prag të largimit, Reali po nxiton të rinovojë kontratën me Asension.
Spanjolli ka kohë që është duke u monitoruar nga disa klube të mëdha evropiane, por siç raportohet, Asensio shumë shpejtë do të nënshkruajnë kontratën e re me skuadrën ‘merenguese’.























