Asllani flet pasi merr  "Golden Foot": Futbolli i femrave ka shkuar larg
BKT
Sport

Asllani flet pasi merr  "Golden Foot": Futbolli i femrave ka shkuar larg

Uran Krasniqi / RTKLive

Kosovare Asllani, futbollistja suedeze me prejardhje nga Kosova ka fituar çmimin "Golden Foot". 

Asllani ka thënë se futbolli i femrave, ani se nuk ka shumë kohë që ka filluar, ai ka shkuar larg.  

"Një nga ato netët e veçanta. Shumë krenare dhe e nderuar që shkruaj histori duke marrë çmimin e parë Këmba e Artë për një lojtare femër. Një çmim që shkon për dikë me një karrierë të madhe ndërkombëtare, është të paktën 29 vjeç dhe ka një personalitet të fortë. Pjesa e veçantë me këtë çmim është se fituesi lë një kallëp të përhershëm të gjurmëve të tyre në “Shëtitoren e Kampionëve”, në breg të detit të Principatës së Monakos. Faleminderit Monakos, Princit Albert, Presidentit Antonio dhe gjithë organizatës. Ky çmim përfaqëson futbollin e femrave dhe sa larg ka arritur, por pjesa më e mirë është se ne sapo kemi filluar”, ka shkruar Asllani.

Edicioni i ri i "Golden Foot" është mbajtur në Monako.