12:24 / 23.12.2022
Dugarry godet Deschamps: E dua Zidane-n në stol
F.Bytyqi /RTKLive
Ish-futbollisti francez Christophe Dugarry, ka kritikuar trajnerin e Francës, Dider Deschamps pas humbjes në finalen e Kupës së Botës ‘Katar 2022’.
‘Gjelat’ u mundën nga Argjentina në finalen e Botërorit 2022 pas penalltive.
“Jam i zhgënjyer, i trishtuar dhe i zemëruar. Ishte një finale kundër një kundërshtari më të fortë se ne”, tha ai për ‘L'Equipe’.
“Më vjen keq që shoh së kjo disfatë analizohet vetëm me emocione dhe me skenar. Duhet bërë një analizë të ndeshjes për tetëdhjetë minutat që ishin ndër më të dobëta në 50 vitet e fundit, për më tepër në ndeshje finale. Tani do të doja të shihja diçka ndryshe. E dua Zizoun (Zinedine Zidane) në stol”, theksoi Dugarry.























