Vedat Muriqi ‘mbret’ i Kosovës, Thaqi më i miri i Superligës
BKT
Sport

Vedat Muriqi ‘mbret’ i Kosovës, Thaqi më i miri i Superligës

F.Bytyqi/RTKLive

Sulmuesi i Kombëtares sonë, Vedat Muriqi, është zgjedhur futbollisti më i mirë për vitin 2022.

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), në ceremonin tradicionale ka bërë përzgjedhjen e më të mirëve për vitin që është në ikje.

Muriqi, i cili është pjesë e klubit spanjoll, Mallorca, është duke kaluar në formën e tij më të mirë, derisa performancë të larë ka treguar edhe me ‘Dardanët’, duke rrëmbyer çmimin kryesor për vitin 2022.

Thaqi, më i miri i elitës

Ndërkohë, futbollisti më i mirë i Superligës së Kosovës në futboll, është zgjedhur Armend Thaqi i FC Ballkanit, skuadër më të cilën fitoj titullin e kampionit dhe e përfaqësojë vendin tonë në garat evropiane.

FC Ballkani, klubi më i mirë për vitin 2022

Çmimi për klubin më të mirë për vitin që është në ikje i ka takuar FC Ballkanit. Klubi nga Suhareka për herë të parë në historinë e tyre fitoj titullin kampionit. Ballkani përfaqësojë denjësisht Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Ilir Daja, trajneri më i mirë i vitit 2022

Ndërkaq, epiteti i trajnerit më të mirë në Kosovë, i ka takuar ‘timonierit’ të Ballkanit, Ilir Dajës.

Daja bëri historinë me Ballkanin duke u shpallur kampionë dhe duke i udhëhequr suharekasit deri në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës.