‘Fenomeni’ lavdëron Mbappe-n: Është mbresëlënës
BKT
Sport

‘Fenomeni’ lavdëron Mbappe-n: Është mbresëlënës

F.Bytyqi/RTKLive

Ish-sulmuesi brazilian Ronaldo, ka lavdëruar yllin francez të PSG-së, Kylian Mbappe.

Ronaldo i njohur me nofkën ‘Fenomeni’, ka thënë se ylli francez, ka bërë një turne të madh me Kombëtaren e tij në Kupën e Botës ‘Katar 2022’.

“Më kujton ditët e mia më të mira. Të jesh i paparashikushëm me e pa top dhe si të dalësh më mirë nga situatat një për një. Është mbresëlënës. Ai luajti një turne të shkëlqyer nga ndeshja e parë deri në finale. Edhe kur nuk shënonte, qoftë kundër Anglisë në çerekfinale apo kundër Marokut në gjysmëfinale, ai ishte vendimtar çdo herë, me asistime”, ka thënë Ronaldo.