Juve gjen pasuesin e Rabiot
BKT
Sport

Juve gjen pasuesin e Rabiot

F.Bytyqi/RTKLive

Juventusi është i interesuar të nënshkruajë me mesfushorin e Belgjikës dhe Leicester City, Youri Tielemans, për të zëvendësuar Adrien Rabiot, nëse ky i fundit largohet nga Torino, raporton ‘Calciomercatoweb’.

Rabiot duket se në fund të këtij sezoni, do të ndajë rrugët me ‘Zonjën e Vjetër’.

Francezi, i cili po bën një sezon të madh me Juve, thuhet se dëshiron një aventure të re në futbollin evropian.

Juve e kërkon Tielemans e Leicester Cityt, kontrata e të cilit skadon në fund të këtij edicioni.

Torinezët e shohin belgun lojtar ideal për të zëvendësuar Rabiot-in.