A do të largohet Di Maria nga Juve?
BKT
Sport

A do të largohet Di Maria nga Juve?

F.Bytyqi/RTKLive

Angel Di Maria do të vazhdojë të jetë pjesë e Juventusit deri në fund të këtij sezoni.

Gazetari Fabrizio Romano, ka hedhur poshtë thashethemet se argjentinasi, i cili pak ditë më parë fitojë Kupën e Botës me Argjentinën, do të largohet nga Torino.

Romano shkruan se Di Maria do të vesh fanellën e juventinëve të paktën deri në fund të këtij sezoni, e më pas do të vendos për të ardhmen e tij.

Ndryshe, anësori argjentinas është duke shkuar drejt fundit të karrierës së tij, edhe pse ai po monitorohet nga disa klube tjera evropiane.