16:07 / 26.12.2022
Gakpo është gati për një transferim në "Old Trafford"
B. H. / RTKlive
Futbollisti holandez më i mirë në Botërorin e Katarit, Cody Gakpo po përgatitet të largohet nga PSV Eindhoven në afatin kalimtar të dimrit.
Sipas mediave, anësori do të vazhdojë karrierën në Manchester United. “Verën e kaluar mendova për Manchester United, por asgjë nuk ndodhi. Nuk dija çfarë të bëja. Leeds u shfaq me një ofertë, isha në dilemë. Tani duhet të pres dhe të shoh”, tha Gakpo.
PSV për Gakpon kërkon nga 55 deri në 60 milionë euro. Ai shënoi 13 gola dhe shënoi 17 asistime në 24 paraqitje për PSV-në këtë sezon.























