Martial optimist për ecje të suksesshme të United në Premier League
BKT
Sport

Martial optimist për ecje të suksesshme të United në Premier League

Uran Krasniqi/RTKLive

Anthony Martial konsideron se Manchester United ka shumë arsye për optimizëm përpara gjysmës së dytë të sezonit. Ai ka përmendur grupin e mirë dhe dinamikën si faktorë ndikues për sukses në pjesën e mbetur të Premier League.

“Ne kemi një ekip me lojtarë shumë të mirë dhe me një dinamikë të madhe. Ka pasur pak kohë për pushim, kështu që shpresojmë që të kthehemi në formë të mirë për sfidat që kemi përpara dhe të fitojmë të gjitha ndeshjet që mundemi. Ne thjesht duhet vazhduar me atë qasje fituese që e kemi pasur në ndeshjet e fundit", ka thënë ai.

United pritet të jetë nikoqir i ndeshjes me Nottingham Forest, takim që do të zhvillohet më 27 të këtij muaji, dhe që është i pari për të dy skuadrat pas pushimit të Kupës së Botës "Qatar 2022".