Zhgënjen Tottenham, Newcastle fiton bindshëm
BKT
Sport

Zhgënjen Tottenham, Newcastle fiton bindshëm

Uran Krasniqi/RTKLive

Tottenham Hotspur ka bërë një tjetër rikthim në pjesën e dytë. Këtë herë për të shmagur një humbje në Premier League nga Brentford. 

Rezultati përfundimtar ka qenë 2-2. 

Janelt (15') dhe Toney (54') kanë çuar në epërsi të dyfishtë vendasit, por "Spurs" është kthyer në lojë me golat e Kane (65') dhe Hojbjerg (71'). 

Nga ndeshjet e tjera,  Fulham ka fituar 3-0 ndaj Crystal Palace;  Everton është mposhtur nga Wolves me rezultat 1-2; Newcastle ka fituar 3-0 kundër Leicester; Southampton ka pësuar humbje 1-3 nga Brighton & Hove Albion. 

Sonte zhvillohen edhe dy ndeshjet t jera: Aston Villa - Liverpool dhe Arsenal - West Ham. 

Aktualisht Premer Leaguen e kryeson Arsenal, me tridhjetë e shtatë pikë.