Cole për krahasimin me Nunez: Mos më ofendoni
BKT
Sport

Cole për krahasimin me Nunez: Mos më ofendoni

RTSH

Legjenda e Manchester United, Andy Cole nuk i ka pritur mirë opinionet e gazetarëve, të cilët e krahasuan me sulmuesin aktual të Liverpool, Darwin Nunez.

Ish-sulmuesi i njohur i United, nëpërmjet një postimi në “Twitter”, u kujtoi gazetarëve numrin e titujve të fituar. “Cole... Nunez... Nuk e di nga nisi gjithë ky debat bosh. Por jemi në Krishtlinjde, sezon festash... Unë jam një ish-lojtar i lumtur. Kam fituar pesë herë Premier League-n, dy herë FA Cup, një League Cup, një Champions League, Këpucën e artë dhe titullin Talenti më i mirë. Kam rrealizuar 187 gola në Premier me vetëm një penallti të shënuar. Në jetë asgjë nuk vjen pa punë”, shkroi Cole në rrjetet sociale.

Gjithçka nisi në fund të takimit mes City-t dhe Liverpool-it, kur gazetarët krahasuan rastet e panumërta të humbura nga Nunez me ato të Cole kur luante për United. 51-vjeçari nuk i priti mirë krahasimet dhe menjëherë u dha përgjigje kritikëve nëpërmjet statistikave të regjistruara në “Old Trafford”.