Given: Pse të mos e fitojë titullin Newcastle kur atë e ka fituar Leicester
BKT
Sport

Given: Pse të mos e fitojë titullin Newcastle kur atë e ka fituar Leicester

Uran Krasniqi/RTKLive

Shay Given nuk sheh arsye që Newcastle United të mos mendojë për ta fituar titullin e Premier League. 

Skuadra që po bën mirë këtë edicion ka fituar të hënën ndaj Leicester City.

Dyzet e gjashtë vjeçari, duke folur për "Amazon Prime" nuk e ka parë të pamundshme triumfin e Newcastle në Premier League. "A mundet Newcastle të jetë konkurrues për ta fituar titullin? Leicester e bëri këtë disa vite më parë, pse Newcastle nuk mund ta bëjë tash? Pse jo?", ka thënë ish-portieri i njohur duke shtruar kundërpyetje. 

Aktualisht Premer Leaguen e kryeson Arsenal, me tridhjetë e shtatë pikë. Newcastle me fitoren e sotme është ngjtur në vendin e dytë.