Sipas De Bruyne, Haaland mund të shënojë 800 gola
BKT
Sport

Sipas De Bruyne, Haaland mund të shënojë 800 gola

Uran Krasniqi/RTKLive

Kevin De Bruyne beson se bashkëlojtari i Manchester Cityt, Erling Haaland, mund të vazhdojë dhe të shënojë 800 gola para se të përfundojë karriera e tij.

Belgu dhe norvegjezi janë bashkëlojtarë te Manchester City. 

“Ai tashmë ka rreth 200 gola, kështu që ndoshta mund të shkojë në 600, 700 ose 800 nëse qëndron në formë dhe bën gjërat që bën”, ka thënë De Bruyne. "Është aq i fiksuar pas golave sa mund ta bëjë atë".

City pritet të jetë mysafir i ndeshjes me Leeds United, takim që do të zhvillohet më 28 të këtij muaji, dhe që është i pari për të dy skuadrat pas pushimit të Kupës së Botës "Qatar 2022".