Arsenal fiton me përmbysje dhe ruan kryesimin
Uran Krasniqi/RTKLive
Është dashur që Arsenal të kthehet në lojë në mënyrë që edhe Arsene Wenger të buzëqeshë.
Për aq kohë që ish-skuadra e tij ishte duke humbur ndeshjen edhe fytyra e francezit dukej serioze.
Arsenal ka fituar të hënën në një ndeshje kundër West Ham, të cilën e nisi keq, por ku me kalimin e kohës e përmirësoi performancën dhe në fund triumfoi.
Skuadra e drejtuar nga Arteta ka fituar me rezultat 3-1, derisa Wenger për herë të parë që pas largimit nga "Topçinjtë" ka qenë i pranishëm në "Emirates Stadium" dhe ka fituar vëmendjen e të gjithëve.
Mysafirët kaluan në epërsi me Benrahma në minutën e njëzet e shtatë, duke bërë që edhe pjesa e parë të mbyllej me atë rezultat.
Tetë minuta pas pjesës së parë Arsenal ka ardhur deri tek goli i parë. Ka qenë Saka ai që ka shënuar. Por Wagnerit prapë nuk i ka lëvizur çehrja.
Dhe një gol i Martinellit në minutën e pesëdhjetë e tetë pas një asisti nga Granit Xhaka ka përmbysur rezultatin dhe ka ndërruar disponimin e ish-trajnerit të njohur të Arsenalit.
Golin që e ka vulosur fitoren, duke bërë që Arsenal ta ruajë kryesimin, e ka shënuar Nketiah në minutën e gjashtëdhjetë e nëntë.























