Liverpool transferon Cody Gakpon nga PSV
BKT
Sport

Liverpool transferon Cody Gakpon nga PSV

Uran Krasniqi/RTKLive

Cody Gakpo do t`i mbrojë ngjyrat e Liverpoolit. Kjo pasi klubi anglez ka arritur marrëveshje me PSV Eindhovenin për transferimin.

Ka qenë klubi holandez që e ka konfirmuar lajmin. 

"PSV dhe Liverpool kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Cody Gakpo. Sulmuesi njëzet e tre vjeçar do të niset menjëherë drejt Anglisë ku do t'u nënshtrohet formaliteteve të nevojshme përpara përfundimit të transferimit. Ky është një transferim rekord për PSV-në”, ka thënë Marcel Brands, menaxher te PSV, i cili nuk ka dashur të përmend shumën e transferimit. 

Futbollisti ka shkëlqyer këtë edicion me PSV-në, por edhe me Holandën në Botërorin "Qatar 2022", çka kishte fituar vëmendjen e shumë klubeve.