United fiton lehtë kundër Nottingham Forest
BKT
Sport

United fiton lehtë kundër Nottingham Forest

Uran Krasniqi / RTKLive

Manchester United ka treguar forcën ndaj Nottingham Forestit në Old Trafford në ndeshjen e xhiros së 17-të në Ligën Premier. Të kuqtë kanë fituar bindshëm 3-0.

Marcus Rashford (19’), Anthony Martial (22’) dhe Fred (87’) ishin autorët e golave të fitores.

Manchester Unitedi qëndron në pozitën e pestë në tabelë, por pas kësaj fitore e ka ngushtuar diferencën në një pikë me Tottenham Hotspur që mban vendin e katërt.

Nottingham Foresti mbetet në zonën e rrezikut për të rënë nga elita, megjithëse dallimi në pikë me ekipi që ndodhen në vendet jashtë rrezikut është i vogël.

Tabelën e kryeson Arsenal me dyzet pikë.