23:15 / 27.12.2022
Havertz thotë se suksesi i tij buron nga besimi i Potter
Uran Krasniqi / RTKLive
Kai Havertz ka thënë se çelësi i performancës së tij pozitive është liria e ofruar nga trajneri Graham Potter.
Chelsea i ka dhënë fund një serie prej pesë ndeshjesh pa fitore në Premier League. “Blutë” e Londrës" fituan pastër 2:0 ndaj Bournemouth në stadiumin “Stamford Bridge”.
"Është një fitore e rëndësishme dhe ne duhet të vazhdojmë të fitojmë. Ne kemi nevojë për pikët dhe do të japim maksimumin në ndeshjet e ardhshme. Ai më jep lirinë për të bërë gjithçka që ndihem rehat në fushë. Më pëlqen të luaj i lirë", ka thënë Havertz.
Pas ndeshjes së sotme Chelsea gjendet në vendin e tetë në tabelë me njëzet e katër pikë. Tabelën e kryeson Arsenal me dyzet pikë.























