09:13 / 28.12.2022
Norwich City shkarkon Smith-in, kontakton Gerrardi-n
F.Bytyqi/RTKLive
Klubi anglez, Norwich City tashmë ka mbetur pa trajnerë pasi mbrëmë shkarkoi Dean Smith.
Norwich menjëherë është hedhur në sulm për të gjetur pasuesin e Smith. Kjo skuadër dëshiron që kreun e bankinës së skuadrës t’ia dorëzoj ikonës së Liveroolit, Steven Gerrard.
Gerrard tashmë është i lirë pasi kohë më parë u shkarkua nga Aston Villa, por duket se ish-mesfushori anglez, shumë shpejtë mund të bëhet me klub të ri.
Sipas medieve britanike, Norwich City, ka kontaktuar Gerrardin për ta shikuar mundësinë që Steven të merr drejtimin e Norwich City, pjesë e së cilës është edhe ylli kosovar Milot Rashica, i cili këtë sezon po luan tek Galatasaray në formë huazimi nga skuadra angleze.























