Inzaghi këshillon drejtuesit e Interit: Rinovoni kontratën me Skriniar
BKT
Sport

Inzaghi këshillon drejtuesit e Interit: Rinovoni kontratën me Skriniar

F.Bytyqi/RTKLive

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, ka këshilluar drejtuesit e skuadrës së tij, që të rinovojnë kontratën me mbrojtësin Milan Skriniar.

Skriniar është një nga lojtarët më të kërkuar nga top-klubet evropiane. Tekniku i ‘Nerazzurëve’ dëshiron ta mbajë në skuadër edhe për disa sezone Skriniar.

“Rinovim me mbrojtësin Milan Skriniar”, ka thënë Inzaghi për mediat italiane.

Skriniar është një nga pikat kryesore në skuadrën e Inzaghit. PSG, Manchester United, Juventus janë disa nga klubet e mëdha që e duan Skriniar-in.