japonia ia vazhdon kontratën trajnerit Hajime Moriyasu
BKT
Sport

japonia ia vazhdon kontratën trajnerit Hajime Moriyasu

Uran Krasniqi / RTKLive

Hajime Moriyasu do të vazhdojë të jetë trajner te Japonia. Atij i është vazhduar kontrata me kombëtaren pas paraqitjes së suksesshme në Kupën e Botës në Katar.

Skuadra e drejtuar nga Moriyasu ishte një nga surprizat e turneut, ku mposhti Gjermaninë dhe Spanjën në fazën e grupeve, para se të pësonin një humbje me penallti nga Kroacia në ndeshjen e 1/8 të finales. 

Japonia është paraqitur në çdo turne të Kupës së Botës që nga viti 1998. 

Japonia e drejtuar nga  Moriyasu i kthehet fushës gjatë marsit ku do të luajë dy miqësore si pjesë e Kupës "Kirin Challenge 2023".