Silva: Arsenal nuk është befasi
Uran Krasniqi/RTKLive
Futbollisti i Manchester Cityt, Bernardo Silva, ka thënë se suksesi i Arsenalit në Premier League nuk mund të konsiderohet befasi.
"Arsenali nuk është befasi, ndoshta për disa është, por jo për mua. Unë e njoh shumë mirë trajnerin, e di se sa mirë e kupton lojën dhe si sillet me lojtarët e tij, sepse kur ishte me ne ai bënte të njëjtën gjë", ka thënë portugezi. “Është një ekip shumë i ri, por kur shtohen lojtarë me mentalitet fitues si Gabriel Jesus dhe Oleksandr Zinchenko, atëherë bëhet një skuadër shumë e rrezikshme. Nuk jam aspak i befasuar për Arsenalin".
Ai ka folur edhe për situatën e Cityt.
"Ne jemi prapa dhe duhet t'i ndjekim ata duke e ditur se Premer League është një ligë e vështirë. Ne nuk jemi në një pozicion perfekt, por jemi më mirë se shumica e ekipeve, kështu që do të vazhdojmë të luftojmë", ka thënë Silva.























