23:02 / 30.12.2022
Liverpool fiton duke iu falenderuar mbrojtësit të Leicesterit
Uran Krasniqi/RTKLive
Mbrojtësi belg i Leicester City, Wout Faes, ka pasur një mbrëmje për ta harruar sonte. Ai ka realizuar dy herë autogol, duke bërë që Liverpool ta realizojë fitoren e katërt radhazi në Premier League.
Ndeshja e sontmee është mbyllur me rezultat 2-1.
Në Premier League, ku tabelën e kryeson Arsenal, Liverpool gjendet në pozitën e gjashtë.
Në ndeshjen tjetër, West Ham United është mposhtur nga Brentford me rezultat 0-2.
Në orarin e ditës së nesërme janë gjashtë ndeshje.























