14:08 / 31.12.2022
Reali Madrid bën një hapa para Liverpool e Chelsea për Bellinghamin
Uran Krasniqi/RTKLive
Reali Madrid po përpiqet të sigurojë shërbimet e anglezit të Borussia Dortmund, Jude Bellingham.
Në këtë vazhdë, siç transmeton ESPN, është gati t'i paguajë në llogarinë e klubit gjerman 88 milionë funte, një shifër që thuhet se nuk do ta tejkalojë.
Carlo Ancelotti po kërkon të freskojë mesfushën e tij pasi Luka Modric dhe Toni Kroos janë duke shkuar drejt fundit të karrierës.
Por klubi nga Madridi ka konkurrencë për sigurimin e shërbimeve të anglezit, pasiqë për të janë të interesuara gjithashtu edhe Liverpool dhe Chelsea.
Futbollisti së fundmi ka pasur paraqitje të shkëlqyera si për klubin e si për Kombëtaren angleze.























