22:07 / 04.01.2023
Juventus merr tri pikë nga Cremonese në minutat shtesë
Uran Krasniqi/RTKLive
Cremonese ka hyrë në fushë kundër Juventusit në kërkim të fitores së parë në kampionat, por në fund ka dalur e mposhtur.
Rezultati përfundimtar i ndeshjes së zhvilluar në kuadër të javës së 16-të të Serisë A ka qenë 1-0 për torinasit.
Arkadiusz Milik i ka dhënë fitoren Juventusit me një gol të realizuar në minutat shtesë.
Pas kësaj ndeshje Juve gjendet në pozitën e tretë në tabelë, kurse Cremonese në vendin e nëntëmbëdhjetë.























