Tottenham deklason Crystal Palacen
BKT
Sport

Tottenham deklason Crystal Palacen

Uran Krasniqi/RTKLive

Këshillat e Patrick Vieiras se si lojtarët e ekipit të tij duhet të luajnë guximshëm nuk kanë pasur efektin e dëshiruar. Crystal Palace është mposhtur thellë nga Tottenham Hotspur. Kësisoji Tottenham është rikthyer te suksesi në Premier League dhe rezultati përfundimtar i ndeshjes ka qenë 4-0.

Kane (48', 53') dhe Doherty (68') e Heung-min (72') kanë realizuar për Spurs. 

Pas kësaj fitore ekipi i Contes vazhdon të mbeten në garë për një vend në zonën Champions, duke ndjekur rivalët. Tottenham gjendet në pozitën e pestë në tabelë, kurse Crystal Palace në vendin e dymbëdhjetë.