Allegri edhe pas fitores thotë se ka hapësirë për përmirësim
BKT
Sport

Allegri edhe pas fitores thotë se ka hapësirë për përmirësim

Uran Krasniqi/RTKLive

Massimiliano Allegri mendon se Juventusi ka për të dhënë edhe më shumë nga vetja pavarësisht se ka siguruar fitoren e shtatë radhazi në Serie A.

Ai është shprehur se skuadra ka hapësirë për përmirësim. 

Arkadiusz Milik i ka dhënë fitoren Juventusit kundër Cremonese me një gol të realizuar në minutat shtesë. 

"Ka arsye për të qenë të lumtur, por ka punë për të bërë dhe për të menduar se ka vend për përmirësim. Tregu është aty nëse nevojitet. Për momentin skuadra është mirë siç është", ka thënë trajneri italian. 

Juventus pret Udinese të shtunën, kurse javën e ardhshme do të takohet me kryesuesin, Napolin, që sonte është mposhtur nga Napoli.