09:31 / 05.01.2023
Navas drejt Meksikës
F.Bytyqi/RTKLive
Klubi meksikan Club America dëshiron të nënshkruajë me portierin e PSG, Keylor Navas, raportojnë mediat e huaja.
Ish-‘gardiani’ i Real Madridit tashmë ka humbur vendin e titullarit në skuadrën e Christophe Galtier, dhe e ardhmja e 36 vjeçarit me gjasë do të jetë larg Parisit.
Klubi meksikan Club America është duke e monitoruar situatën e Navas-it të cilin dëshiron ta ketë në skuadër.
Në rast se nuk ndryshon situata e reprezentuesit të Kosta Rikës, atëherë thuhet Nava-s do të nënshkruaj me klubin meksikan.























