Allegri: Zëvendësimet ishin të qëlluara, Di Maria gati për të shtunën
BKT
Sport

Allegri: Zëvendësimet ishin të qëlluara, Di Maria gati për të shtunën

F.Bytyqi/RTKLive

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka komentuar fitoren e skuadrës së tij kundër Cremonese.

‘Zonja e Vjetër’ mbrëmë në udhëtim mundi Cremonese (0-1), duke bërë një hap të madh në garën për kreun e tabelës.

Allegri pas ndeshjes tha se zëvendësimet ishin të qëlluara, derisa ai lavdëroi Rabiotin dhe Paredes.

“Zëvendësimet ishin të mira. Rabiot ishte shkatërrues dhe Paredes bëri ndeshje të mirë. Ishte një ndeshje që duhet rishikuar dhe mendoj se faza e mbrojtjes duhet të përmirësohet sepse ekzistonte ndjenja se mund të pësonim një gol në çdo moment. Duhet të mbrohemi pak më mirë si ekip”, tha Allegri.

Strategu italian mendon se Angel Di Maria do jetë gati për ndeshjen e radhës, ku Juve do të përballet me Udinesen.

“Ai po stërvitet, ai ende ka disa shqetësime, por ai do të jetë në dispozicion për të shtunën”, theksoi Allegri.