10:20 / 05.01.2023
Vajza e Pele-s shuan polemikat, falënderim për Neymar-in
RTSH
Mungesa e Neymar në funeralin e Peles bëri shumë zhurmë dhe la vend për kaq shumë kritika.
Mijëra tifozë bënë homazhe pranë trupit të O Rei në Vila Belmiro, stadiumi i Santos. Shumë ish-shok skuadre dhe “VIP”, por mes tyre mungonte ylli i PSG-së. Neymar është mbytur me kritika.
Por për të shuar çdo polemikë është kujdesur Kely Nascimento, vajza e Peles, e cila ka dashur të falënderojë Neymar dhe babain e tij me një postim në Instagram (në foto Edinho, djali i Peles dhe babai i Neymar):
"Edhe një faleminderit! Doja të falenderoja Neymar për praninë, dashurinë dhe përqafimin e babait tuaj. Ne e duam gjithë familjen tuaj, ju falënderojmë gjithmonë për vëmendjen tuaj".























