Lakers fitojnë pa LeBron, Golden State bien përballë Pistons
BKT
Sport

Lakers fitojnë pa LeBron, Golden State bien përballë Pistons

RTSH

Los Angeles Lakers kaluan pritshmërinë duke mundur ekipin e Miami Heat. Formacioni nga Kalifornia u përball me ekipin e Heat me dy mungesa të mëdha siç ishte ajo e James dhe Davis.

Takimin në fjalë e vendosen paraqitjet e mira të Russell Westbrook (21 pikë) dhe Dennis Schröder (32 pikë).

Ndeshja ishe e ekuilibruar deri në fund kur Jimmy Butler (autor i 27 pikëve) pak para sirenës gaboi koshin që do ti jepte barazimin Miami-t.

Pak orë më parë përfundoi edhe ndeshja e luajtur në San Francisco mes Golden State dhe Detroit. Miqtë e Pistons arritën të merrnin një fitore surprizuese edhe pse Klay Thompson barazoi me një tre pikësh rezultatin një sekond nga fundi i takimit.

Detroit nuk u dekurajua dhe shënoi në të rënë të sirenës falë Saddiq Bey duke frenuar kështu vrullin e Golden State.

Mbrëmë nuk ishte nata e Brooklyn. Nets përballë Bulls humbën takimin e parë pas 12 fitoreve radhazi që kishin regjistruar në javët e fundit. Për ekipin nga New York nuk mjaftuan 44 pikët e realizuara nga Kevin Durant.

Ndërsa ndeshja mes Toronto Raptors dhe Milwaukee Bucks ishte njëra prej atyre që nuk do të harrohen lehtë. 3’ minuta nga fundi Toronto rikuperoi plot 21 pikë duke e dërguar takimin në kohën shtesë aty ku Giannis Antetokounmpo bëri diferencën duke i dhënë fitoren ekipit të “Drerave”.

Ndeshjet NBA (5 Dhjetor)

CLEVELAND CAVALIERS-PHOENIX SUNS 90-88

ORLANDO MAGIC-OKC THUNDER 126-115

NEW YORK KNICKS-SAN ANTONIO SPURS 117-114

CHARLOTTE HORNETS-MEMPHIS GRIZZLIES 107-131

PHILADELPHIA 76ERS-INDIANA PACERS 129-126 (kohë shtesë)

TORONTO RAPTORS-MILWAUKEE BUCKS 101-104 (kohë shtesë)

CHICAGO BULLS-BROOKLYN NETS 121-112

MINNESOTA TIMBERWOLVES-PORTLAND TRAIL BLAZERS 113-106

NEW ORLEANS PELICANS-HOUSTON ROCKETS 119-108

SACRAMENTO KINGS-ATLANTA HAWKS 117-120

GOLDEN STATE WARRIORS-DETROIT PISTONS 119-122

LOS ANGELES LAKERS-MIAMI HEAT 112-109