17:21 / 05.01.2023
Chelsea kompleton transferimin e Badiashile
Uran Krasniqi/RTKLive
Benoit Badiashile ka thënë se mezi po pet që ta bartë fanellën e Chelseas dhe të luajë në Premier League.
Klubi anglez ka kompletuar transferimin e futbollistit francez. Njëzet e një vjeçari i është bashkuar Chelseas nga Monaco.
"Jam shumë i lumtur që jam këtu në Chelsea. Jam shumë i emocionuar që do të filloj të luaj për këtë klub. Mezi po pres të shoh tifozët dhe të filloj të luaj në ligën më të mirë në botë", ka thënë ai.
Badiashile pati njëmbëdhjetë paraqitje në Ligue 1 këtë sezon ku arriti të shënojë dy gola.























