Bayern nënshkruan me holandezin Daley Blind
BKT
Sport

Bayern nënshkruan me holandezin Daley Blind

Uran Krasniqi/RTKLive

Bayern Munich ka njoftuar se ka nënshkruar një marrëveshje me mbrojtësin holandez Daley Blind, e cila e mbanë të lidhur ish- futbollistin e Ajax deri në fund të sezonit.

Deri te bashkimi me bavarezët si lojtar i lirë erdhi pasi tridhjetë e dy vjeçari dhe Ajax ndërprenë bashkëpunimin me marrëveshje të përbashkët në fund të muajit të kaluar. 

"Mezi pres të luaj këtu. Shpresoj se mund të sjell përvojën time për të ndihmuar ekipin. Do të jap gjithçka për Bayern Munich”, ka thënë ai.

Blind midis viteve 2014 dhe 2018 ka luajtur për Manchester United.