09:09 / 06.01.2023
Milan kontakton PSG-n për Ricon
F.Bytyqi/RTKLive
AC Milan dëshiron të nënshkruajë me Sergio Rico në formë huazimi.
Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, ‘Rossonerët’ tashmë kanë kontaktuar e PSG-n për shikuar mundësinë e transferimit te Rico-s në ‘San Siro’.
Rico në këtë sezon të garave, është paraqitur vetëm në një ndeshje pasi ai është portieri i tretë pas Gianluigi Donnarumma dhe Keylor Navas.
Kampionët në fuqi të Francës, thuhet se duan të mësojnë të ardhmen e Navas-it para se të marrë vendimin për Ricon.























