16:52 / 06.01.2023
Ahmet Kandemir merr ‘timonin’ e Prishtinës
F.Bytyqi/RTKLive
Klubi më i madh në vendin tonë, KB Prishtina është bërë më trajner të ri.
Trajneri i njohur turk, Ahmet Kandemir është rikthyer në krye të bankinës së kryeqytetasve.
KB Sigal Prishtina përmes një njoftimi, ka konfirmuar marrëveshjen e arritur me strategun turk.
“Nën drejtimin e tij kemi fituar njërin nga trofetë më të rëndësishëm në historinë e klubit, Kupën e Kosovës në Prizren në vitin 2013. Kandemir ka drejtuar klubet e njohura turke: Beşiktaş JK, Pınar Karşıyaka, Mersin BB, Antalya BB”, ka njoftuar “KB Prishtina”.























